Tracki.al — Brand Repositioning & Communication Strategy

Tracki.al — Brand Repositioning & Communication Strategy

Strategji e Komunikimit & Ri-Pozicionim i Markës

1 — Brand Identity Reframe

Nga logo teknike në identitet semantik

Identiteti vizual u ri-konceptua për të përfaqësuar lëvizje, qartësi dhe kontroll në kohë reale. Qëllimi nuk ishte thjesht një pamje e re, por një shenjë besimi që e vendos njeriun në qendër dhe teknologjinë në shërbim të tij.

“Nga estetikë në kuptim: logoja si premtim besueshmërie.”

2 — Brand Essence Manifesto

About Us i ri si narrativë ADN-je

“About Us” u rishkrua si manifest i esencës së markës, duke përkthyer ADN-në teknike të Tracki në gjuhë të thjeshtë, të qartë dhe të matshme. Teksti funksionon si narrativë e unifikuar për komunikim të brendshëm dhe të jashtëm (Shqip/Anglisht).

3 — Brand Voice System & Message Architecture

Toni i zërit: Saktësi • Siguri • Besueshmëri

U ndërtua një sistem i plotë toni dhe mesazhesh që harmonizon raportet korporative, komunikimet publike dhe reklamat (HTML animated ads). Zëri i markës flet me qartësi, transparencë dhe ritëm emocional, duke humanizuar saktësinë.

4 — Market & Competitor Intelligence

Insight i bazuar në të dhëna

Analiza e tregut dhe e 5 konkurrentëve kryesorë evidentoi boshllëkun emocional: industria shet efikasitet, por jo besim. Ky zbulim u bë themel i ri-pozicionimit — nga “të dhëna” në dëshmi besimi.

5 — Rezultati

Markë njerëzore me zë të matshëm komunikimi

Tracki.al evoluoi në një brand që shet besim dhe kontroll, jo vetëm teknologji. Pozicionimi “Teknologji që punon për ty — jo e kundërta” u bë realitet komunikativ në çdo prekje të markës.

Përgatitur nga: Jeton Toska — Copywriter & Strateg i Komunikimit
jetontoska.com  |  network@jetontoska.com

About, Mission & Vision

Dëshmi e punës / Proof of Work

#1 — Shqip

Versioni origjinal në gjuhën shqipe

Kush jemi ne

Biznesi ynë lindi nga pasioni për teknologjinë dhe nevoja për të ofruar zgjidhje të besueshme gjurmimi GPS për biznese dhe individë. Që nga fillimi, fokusi ynë ka qenë tek produktet dhe shërbimet që funksionojnë në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe të matshme. Puna jonë flet më shumë se fjalët.

Misioni ynë

Synojmë të lehtësojmë menaxhimin e flotave operative, duke ofruar gjurmim të saktë, real-time dhe të besueshëm për flotat e transportit të mallrave, postare dhe çdo biznes tjetër me nevoja të ngjashme. Çdo produkt dhe shërbim që ofrojmë është i dizajnuar për të dhënë rezultate konkrete dhe të qarta për klientët tanë.

Vizioni ynë

Të jemi partneri i besueshëm për çdo biznes me flotë operative, duke ofruar zgjidhje GPS dhe telematics të thjeshta, efektive dhe profesionale. Synimi ynë është që çdo klient të ketë kontroll të plotë mbi asetet dhe operacionet e flotës së tij, në mënyrë efikase dhe të besueshme.

#2 — English

Faithful English version

Who We Are

Our business was born out of a passion for technology and the need to provide reliable GPS tracking solutions for businesses and individuals. From the very beginning, our focus has been on products and services that work in a simple, clear, and measurable way. Our work speaks louder than words.

Our Mission

We aim to simplify the management of operational fleets by providing accurate, real-time, and reliable tracking for freight transport fleets, local postal fleets, and any other business with similar needs. Every product and service we offer is designed to deliver tangible and clear results for our clients.

Our Vision

To be the trusted partner for every business with an operational fleet, offering simple, effective, and professional GPS and telematics solutions. Our goal is for every client to have complete control over their assets and fleet operations, efficiently and reliably.

Tracki.al — Campaign Ads (HTML Animations)

Live HTML • Responsive • No Scroll

#1 — Instagram/Facebook (1080×1080)

“Besimi nuk ndërtohet me slogane — por me sinjale reale.”

#2 — Instagram/Facebook (1080×1350)

“Nëse çdo rrugë ka një destinacion. Me Tracki, është gjithmonë nën kontroll.”

#3 — Story / Reel (1080×1920)

“Ti nuk mund të jesh kudo — por Tracki po.”

#4 — Google Display (300×250)

“Siguria nuk është ndjesi — është sistem që punon me Tracki.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *